Sport

Juventus ndryshon sulmin kundër Lazios

By FerizajPress

August 25, 2018

Juventus do të paraqitet me ndryshime në sulm në ndeshjen ndaj Lazios. “Sky Sport” dhe “Goal Italia” kanë konfirmuar vendimin e trajnerit të “Bianconerëve”, Massimiliano Allegri për ta lënë në bankën e rezervistëve sulmuesin Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”. Por, së bashku me të nga minuta e parë nuk do të luajnë as Douglas Costa e Juan Cuadrado. Në sulm rikthehet Mario Mandzukic por nga fillimi do të luajë edhe futbollisti i ndeshjes nga fitorja ndaj Chievos, Federico Bernardeschi, si partnerë të Cristiano Ronaldos. Juventus (4-3-3): Szczesny, Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro, Khedira, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo. /Lajmi.net/