Sport

Jupi dhe De Biasi nuk flisnin me njëri-tjetrin

By FerizajPress

October 20, 2016

Sipas gazetës shqiptare, Jupi nuk ka pasur asnjëherë raport të mirë me trajneirn e Kombëtares A, Gianni de Biasi dhe ndihmësin e tij, Paolo Tramezanni.

“De Biazi i ka marrë thuajse gjithmonë lojtarë Shqipërisë U21, shpesh pa njoftuar dhe pa u koordinuar me Jupin, pikërisht kur ky i fundit kishte më shumë nevojë për talentet e tij. Marrëdhëniet mes De Biazit e Jupit kanë qenë të ngrira kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë komunikim mes tyre, shpesh me të drejtë, sepse nuk duhet harruar se lojtarë si Manaj, Strakosha, Grezda e Latifi janë bërë pjesë e Kombëtares A pa luajtur fare aty, ndërkohë që Shpresa luante ndeshje vendimtare në garën për kualifikim”, shkruan “Sport Ekspres”.

“Edhe në ndeshjet kundër Lihtenshtejnit e Spanjës Grezda e Latifi u bashkuan me kombëtaren e De Biazit, pa luajtur fare, ndërkohë që Shqipëria U21 u mund keqas në Izrael. Edhe marrëdhëniet e Jupit me Tramexanin, i caktuar si drejtor i ekipeve kombëtare, kanë qenë shumë të ftohta, me Jupin që nuk i shkoi asnjëherë në mbledhjet që italiani organizonte”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.