Ju kujtohet Anjeza, Apeli e lë në burg

By FerizajPress

July 14, 2016

Anjeza Shabani, ish-administratore e një kopshti privat, u filmua duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht një fëmijë 3-vjeçar.

Në kërkesën e saj drejtuar Apelit, e pandehura, nëpërmjet avokatit të saj kërkonte ndryshimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, duke e argumentuar këtë kërkesë me pendesën e saj dhe faktin që ka një fëmijë.

Por, edhe Gjykata e Apelit, ashtu si ajo e Shkallës së Parë, nuk i morën parasysh pretendimet e të pandehurës, duke vendosur që hetimet ndaj saj të bëhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

.