Në baze të të dhënave deri me tani, nga QNR, këta janë disa prej deputetëve të mundshëm që mund të zgjedhen nga koalicioni PAN.
Indeksonline ka sjellë listën e këtij koalicioni, në të cilën prinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e më pas nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Megjithatë, kjo listë ende nuk është përfundimtare për shkak të dallimit të vogël në vota në mes të kandidatëve të PAN-it.
Vlen të theksohet se gjatë rinumërimit të votave dhe numërimit të votave me kusht nga diaspora ka mundësi të ketë ndryshime të emrave.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb-sajtin e saj votat e secilit kandidat që garoi në zgjedhjet e 11 qershorit.
Këta janë 10 më të votuarit e koalicionit PAN:
Kadri Veseli 89 mijë e 281
Ramush Haradinaj 73 mijë 415
Daut Haradinaj 22 mijë 457
Fatmir Limaj 21 mijë 745
Enver Hoxhaj 17 mijë e 281
Elmi Reçica 13 mijë e 445
Memli Krasniqi 13 mijë e 347
Sala Berisha-Shala 12 mijë e 510
Mërgim Lushtaku 12 mijë e 419
Teuta Haxhiu 11 mijë e 150
Andin Hoti 10 mijë e 025
Kjo është lista e plotë: