Lajme

John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

By FerizajPress

July 29, 2017

Komandanti ushtarak ka shërbyer tri herë në luftën e Irakut, dhe analistët thonë se ai pritet të sjellë disiplinë ushtarake dhe rregull në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që u mësua publikisht që ekzistonin atje.“Ai ka qenë ylli i administratës sime”, shkroi dje në Twitter Presidenti, kur njoftoi emërimin e Kellyt në postin e ri. Ai e quajti atë “një udhëheqës dhe amerikan i shkëlqyer”, raporton VOA.Si Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Kelly ka marrë rol drejtues në politikat më të debatuara të Presidentit, si urdhrat ekzekutivë për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe ndalimin e përkohshëm të vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane. Këto urdhra janë pezulluar nga gjykatat e shteteve, në pritje për t’u rishikuar nga Gjykata e Lartë në vjeshtë.Gjenerali Kelly sfidoi anëtarët e Kongresit në muajin prill, kur diskutohej qëndrimi agresiv i administratës ndaj zbatimit të ligjeve për imigracionin dhe kjo shihet si një tjetër arsye që e bën atë tërheqës për Presidentin. Ai u pati thënë ligjvënësve “ndryshoni ligjet, ose përndryshe pushoni”.Megjithatë, Kelly gëzon respektin e ligjvënësve të të dyja partive në saje të karrierës së tij të shquar si ushtarak.