Lajme

Jevtiq viziton një familje shqiptare në Shtërpcë, kujton pllakën e thyer në Lipjan

By FerizajPress

September 12, 2016

Jevtiq ka uruar festën e sotme popullit të fesë islame në Kosovë dhe ka dërguar një mesazh të paqes, sepse, siç tha ai, vetëm me paqe, respekt të ndërsjellë mund të realizohen parakushtet të tjera për zhvillimin e shoqërisë.

“Ne jemi sot në komunën e Shtërpcës për të uruar qytetarët e besimit mysliman Kurban Bajramin, dhe me shembullin e Komunës së Shtërpcës të theksojmë mundësinë e një bashkëjetese të mirë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Unë vetëm mund të uroj të jetë kudo ku jetojnë së bashku serbët dhe shqiptarët, që është një respekt reciprok, në çdo kuptim të fjalës. Çfarë ju shihni sot, ku serbët vijnë tek shqiptarët për të uruar festën është ajo që ne shohim kur është fjala edhe për festat ortodokse dhe festat myslimane, kjo është diçka që është normale në komunën e Shtërpcës“, ka thënë Jevtiq.

Me këtë rast, ai ka komentuar edhe incidentin e thyerjes së pllakës përkujtimore të viktimave në Lipjan.

“Nga këtu ne dërgojmë një mesazh grupeve radikale që këto ditë në Kosovë kanë thyer pllakën përkujtimore për viktimat, ndizen zjarrin në vendet e shenjta se dënojmë aktet e dhunshëm ndaj paqes dhe tolerancës që shumë prej nesh duam bashkëjetesën mes kombeve në këtë rajon. Paqja, stabiliteti është parakusht për zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për çdo qytetar. Mënyra në të cilën pushteti vendor trajton problemet e qytetarëve dhe se, për shembull, nuk janë harruar dhe banorët më të largët të fshatit është një shembull që duhet ndjekur nga te gjithë pushtetet lokale në Kosovë, veçanërisht ato në të cilat kombi jo-shumicë janë serbët. Sot uroi familjes Imeri Kurban Bajramin dhe kështu duam të dërgojmë një mesazh të paqes, bashkëjetesës dhe kjo është ajo që është mbi të gjitha që duhet në Kosovë”, tha ministri Jevtiq, raporton Kosovapress.

Kryetari Nikoliq dhe zëvendësi i tij Fejzullahu i kanë porositur familjes Imeri dhe vendasit se komuna do të vazhdojë të ndihmojë me mbështetjen e nivelit qendror.

Me Ministrin Jevtiq dhe Kryetarin Nikoliq familjen Imeri e kanq vizituar edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Sasa Milosavljeviq, si dhe nënkryetari i komunës për komunitete Beqir Fejzullahu.

Zyrtarët fëmijëve te Ramë Imerit i dhuruan dhurata. Nënkryetari Beqir Fejzullahu ka thënë se niveli lokal në Shtërpcë është shumë i përkushtuar për të gjitha kombet që jetojnë në këtë komunë dhe se bashkëjetesa në mes serbëve dhe shqiptarëve është në një nivel shumë të lartë.