Ferizaj

Jetullah Sylejmani në garë për rezidencën dy mujore në New York

By FerizajPress

July 26, 2017

Juria ndërkombëtare e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2017, në përbërje Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2017 të cilët janë Jetullah Sylejmani, Meriton Maloku dhe Enesa Xheladini.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 u përzgjedhen në një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura, pa nepotizëm dhe favorizim, por vetëm në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2018, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Ambasada e SHBA në Kosovë

Programi i qëndrimit rezidencial pranon vetëm një artist për secilin shtet, brenda një viti.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën eskenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Ky sukses për Jetullah Sylejmanin vie pas një sër suksesesh të një-pasnjëshme këtë vit siç janë:

Jetullah Sylejmani  ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.