Editorial

Jetësimi i “kombit kosovar” i dëmshëm për shqiptarët

By FerizajPress

October 24, 2016

Kur kombet janë në armiqësi njëri me tjetrin, mund të ndodhin gjëra nga më interesantet. Aqmund të jenë interesante dhe të mbuluara me mashtrime sajimet e ngjarjeve, shpifjet dhearmiqësitë për njëri tjetrin, kundërshtimet e hapura dhe të fshehura kundër njëri tjetrit, saqë ngashumë kush mund të duken me interes për popullin e tyre, a në fakt ato sajime, shpifje,kundërshtime e armiqësi janë absolutisht kundër interesave kombëtare. Gjëra të tilla aktualishtjanë shfaqur brenda popullit shqiptar. Ideja për jetësimin e ‘’kombit kosovarë’’ mendoj që është një nga idetë e mbuluara me mashtrim se gjoja është në dobi të popullit shqiptar, a në fakt është më shkatërruesja për popullin shqiptar.  Shqiptarët si popull, kanë kaluar në peripeci të ndryshme. Historia e popullit shqiptar është goxha e dhimbshme dhe tregon që, deri këtu ku jemi sot, kemi ardhur nëpërmjet sakrificave, gjakderdhjeve dhe luftërave të panumërta. Të gjitha këto sakrifica dhe i tërë ky gjak i derdhur deri më tani, ka ndodhur për arsyen e vetme, për ta bashkuar popullin shqiptar, i cili është nda nga padrejtësitë e vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Është interesant fakti që, motivi kryesor që i ka udhëhequr shqiptarët gjatë luftërave, politikave dhe diplomacisë që kishin kundër popujve të tjerë, është bashkimi kombëtar, pra nuk duhet harruar këtë fakt. Gjithashtu, kur t’ia shtojmë faktin që jemi popull i vogël në numër, kjo do të duhej që të na shërben mjaftueshëm për të pasur kujdes nga idetë që kanë për qëllim ndarjen në dysh të shqiptarëve.

Cili është dëmi më i madh që mund t’i kanoset popullit shqiptar nga jetësimi i idesë së ‘’kombitkosovar’’? Fakti që shqiptarët janë popull i vogël dhe rrethimi nga armiqtë historik, mund tëndikoj deri në atë masë, saqë të vije koha që shqiptarët të luftojnë shqiptarët duke ja realizuarqëllimet armiqve tanë. Po pse? Sepse po e marrim që u arrit jetësimi i ‘’kombit kosovar’’ dheçka mund të ndodh me një të ardhme jo shumë të largët për shqiptarët? Shqiptarët e Kosovësbëhen një në të gjitha aspektet jetësore (kulturë, politik, madje edhe në qëllime) me serbët,egjiptianët, turqit, romët, etj., sepse atëherë të gjithë janë kosovarë.  Gjithashtu, shqiptarët e Maqedonisë do të bëhen një me maqedonasit, shqiptarët e Kosovës Lindore me serbet, shqiptarëte Malit të Zi me malazezët. Dhe çka do të ndodh me shqiptarët e mbetur? Padyshim që,shqiptarët e mbetur do të luftohen nga shqiptarët e kosovarizuar, maqedonizuar, serbizuar dhenga shqiptarët e malazezuar. A kanë menduar ata që janë pro ‘’kombit kosovar’’ para se të dalkjo ide në sipërfaqe, se kështu shkatërrohen idealet kombëtare që na kanë bashkuar në kauzakombëtare?  A kanë menduar që, me jetësimin e kësaj ideje ka rrezik që populli shqiptar brendadhjet apo pesëmbëdhjetë dekadave të dobësohet aq shumë saqë të rrezikohet ekzistenca e shqiptarëve si popull? E nëse mund të ndodh ndonjëra nga pikëpyetjet e lartcekura, në shërbimtë kujt qenka kjo ide?

Shkruar nga Shkelzen Marevci