Lajme

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë

By FerizajPress

March 10, 2017

Ndonëse ish drejtoresha Latifi-Hoxha nuk nuk ka hapur telefonin e saj për të treguar arsyet e dorëheqjes së saj, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Mund të themi se ajo ka ofruar dorëheqjen dhe ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë është emruar Dr. Xhevdet Gojnovci, specialist i neonatologjisë”, ka thënë Fazliu për rtklive.com.