Sport

Jean Claude Van Dame ka një mesazh për Adnan Januzaj

By FerizajPress

June 29, 2018

Aktori i njohur i filmave të arteve marciale, Jean Claude Van Damme ka shkruar diçka për lojtarin kosovar, që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj Van Damme, i cili në shumicën e filmave luan edhe me aktorë shqiptarë, ka bërë shqiponjën me duar dhe nalt fotografisë së tij ka shkruar:

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar Van Damme.

Van Damme është me prejardhje nga Belgjika dhe po ashtu shumica e miqve të tij janë shqiptarë në Amerikë.

Njëri ndër miqtë e tij më të mirë është Pjeter Mallota, që po ashtu është aktor dhe producent i filmave aksion. /GazetaExpress/