Ferizaj

“Java e Kforit” me shumë aktivitete

By FerizajPress

June 16, 2016

Në kuadër të aktivitetit “Java e KFOR-it”   në Ferizaj  e cila është organizuar  në bashkëpunim  të Drejtorisë  për Rini,Kulturë dhe Sport dhe KFOR-it  po zhvillohen shumë aktivitete sportive. Në kuadër të këtyre aktiviteteve,sot, në ditën e dytë  ishin paraparë kryesisht aktivitete sportive në  sallën e sporteve “Bill Clinton”.

Shefja e sektorit të Rinisë në Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj, Dashurie Ahmeti, e vlerësoi të suksesshëm këtë bashkëpunim.

“Në kuadër  të bashkëpunimit  me KFOR-in  kemi organizuar këto aktivitete të cilat përveç aktiviteteve sportive  janë paraparë edhe aktivitete tjera e në të cilat janë përfshirë  shumë klube,shoqëria civile dhe institucionet komunale. Në kuadër të kësaj jave janë pa

raparë   edhe demonstrim të praktikave të sistemit ushtarak, filma të metrazhit të shkurtë dhe ecje në fshatin Jezerc” tha Ahmeti

Në ditën e dytë të këtyre aktiviteteve sportive morën pjesë institucioni i komunës së Ferizajt, “KFOR-i”, “KVF Ferizaj”, OJQ “PEMA”, shkolla e basketbollit “Kastrioti”, shkolla ekonomike “Faik Konica” si dhe shkolla e baletit “Shpresa”

Në aktivitetin sportive   mori pjesë edhe  Handikos  me ekipin e basketbollit  me klubin e  vet KBK-Ferizaj.

Në hapjen zyrtare të “Javës së KFOR-it”  fëmijët  nga Shkolla e Baletit shfaqën një program artistik.