Lajme

Jashari: Ligji i pagave duhet të pezullohet

By FerizajPress

December 10, 2019

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se ligji i pagave duhet të pezullohet nga Kushtetuesja.

“Me këtë ligj nuk ka barazi. Ky ligj nuk ka arritur të përmbushur kërkesat, janë një kategori që u shkelen të drejtat. Janë mbi 15 mijë pozita që u shkelen të drejtat dhe pesë minj të tjerë në sistemin shëndetësor”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka shumë raste që me ketë ligj ka shumë dallime. “Një ligj duhet të jetë i saktë dhe preciz”, tha ai.

Jashari, vlerësoi se kanë autorizime për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për të pezulluar ligjin.