23 vjeçari është i bindur në sukses pas transferimit prej 35 milionë euro nga Sevilla te Barcelona. Lenglet iu bashkua Sevillas në janar të vitit 2017 nga Nancy, duke arritur të bëhet menjëherë pjesë e formacionit të Jorge Sampaoli. “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Lenglet para gazetarëve. “Isha i gatshëm të nënshkruaja për Barcelonën, dhe për këtë çdo ditë po ndihem më mirë”. “Unë po përpiqem të flas çdo ditë me njerëzit në klub dhe me bashkëlojtarët, që të përshtatem sa më shpejtë”./Lajmi.net/