Lajme

Jakup Krasniqi ia lëshon vendin Milaim Zekës në listën për deputetë

By FerizajPress

May 18, 2017

Zeka ka treguar se kryetari i Këshillit Kombëtar i kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka qenë njëri ndër personat kyçë me të cilin ai ka biseduar për aderimin e tij në Nismë.

Madje, Milaim Zeka tregoi se Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista për kandidat për deputet të Kuvendit vetëm për t’i dhënë hapësirë Zekës që të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie.

“Kur kam bisedua me bacën Jakup që e kam për zemër. Ai ka thënë se jep dorëheqje nga lista e Nismës vetëm për t’ia lëshuar vendin një ish-nxënësi të tij”, ka thënë Zeka në konferencën e thirrur nga Nisma për Kosovën.