Lajme

Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet Ramiz Lladrovcit me vargje poetike

By FerizajPress

June 30, 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me vargje poetike, ku mes tjerash ka shkruar “U ngut një bandill, në fakt qe një debill, që deshi të bëhet mbret, s’diti tjetër pos të pellet”. Krasniqi me postimin e poezisë në Facebook, nuk shkruan se i kundërvihet Lladrovcit, por nga përmbajtja e poezisë, nënkuptohet se është një përgjigje e tij. Ndryshe, Lladrovci përmes një shkrimi publik, sot i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me emrat e mëdhenj, por ta le politikën e “t’i kthehet kosës”. “Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë”, kishte shkruar Lladrovci. Më poshtë poezia e Jakup Krasniqit: EPITAF U ngut një bandill Në fakt qe një debill Që deshi të bëhet mbret S’diti tjetër pos të pëllet Shkeli mbi çdo vlerë Në dimër e në verë Tek bëri karrierë thuaja Stolisur me pupla të huaja Lapidarin aq fort e desh Por me injorancë u mvesh! Sa keq për kombin kjo godet Medet! Medet! Medet!./Indeksonline/