Lajme

Jakup Krasniqi flet për shërbimet e huaja: Sa shqiptarë u shkëputën nga tradita e spiunimit?

By FerizajPress

July 12, 2018

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka folur rreth shërbimeve të huaja në Kosovë. Sipas tij, konstatimi se “shërbimet e huaja po e dëmtojnë Kosovën” nuk qëndron për shkakun se asnjëherë nuk është treguar se cilat janë ato shërbime, transmeton Indeksonline. Në një shkrim të tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se shërbimet e huaja shpesh herë gjejnë shërbime pa pagesë në Kosovë. “Nuk e di, sa shqiptarët e kohës sonë janë shkëputur nga ajo traditë e turpshme e spiunimit?!”, ka përfunduar ai shkrimin e tij. Më poshtë gjeni komentin e plotë të Krasniqit: SHËRBIMET E HUAJA PO DËMTOJNË KOSOVËN?! “Shërbimet e huaja po e dëmtojnë Kosovën”, kështu para disa dite thuhej në mediet tona?! As atëherë e as sot nuk jam pajtuar më atë konstatim. Për faktin se nuk thuhej se cilët ishin ato shërbime që po e dëmtonin Kosovën?! Se po të ishin të gjitha shërbimet kundër Kosovës, ku do mbeteshim ne e Kosova? Sigurisht që në Kosovë ka edhe ndonjë shërbim që është shumë i disponuar armiqësisht kundër kësaj Kosove, por ata apo ai shërbim i huaj pa i shërbyer shqiptarët, nuk do mund të bënin gjë prej gjëje. Nejse, në Kosovë të huajt kanë gjetur jo rrallë shërbime pa pagesë. Fatkeqësisht, shqiptarë që ju shërbejnë të huajve i gjënë në çdo segment të jetës shoqërore dhe të tillët janë të grumbulluar në medie, politikë deri dhe institucionet më të larta të shtetit! Madje disa nga ata me krenari e pohojnë aftësinë e tyre për të qenë në shërbim të dreqit e të birit?! Nganjëherë bëhen se të huajt po vihen në shërbimin e tyre?! Rreziku shqiptarëve nëpër kohë u është ardhur nga ata që me besnikëri qeni u kanë shërbyer të huajve. Nuk e di, sa shqiptarët e kohës sonë janë shkëputur nga ajo traditë e turpshme e spiunimit?!