Lajme

Jahjaga: Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu

By FerizajPress

April 08, 2016

Ish- Presidentja Atifete Jahjaga, pak çaste pasi ka dorëzuar detyrën e saj, ka paralajmëruar rrugëtim të ri në politikë. Ajo në një status në Facebook ka thënë se udhëtimi i saj nuk do të ndalet.

“Ka qenë nder dhe privilegj të jem Presidentja juaj. Ju përkulem përjetësisht! Ju faleminderit! Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Bashkë do ta bëjmë Kosovën”, ka shkruar Jahjaga.