Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali britanik, Sir Michael David Jackson, tha se KFOR-i dhe ndërhyrja e tyre në Kosovës ishte projektuar që të ishte një forcë paqësore e jo sulmuese por që kjo gjë nuk përjashtohej në zonën e luftimeve.
“Në zonën e luftës mund të ishim sulmues, kishte mundësi që të ndodhte. Ne jemi mirënjohës që nuk ka ndodhur aty sepse viktimat dhe dëmi do të ishte shumë i madh”.
Jackson, foli edhe për Marrëveshjen e Kumanovës ku tha se nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë.
“E vetmja çështje kufitare që ka qenë në anën e serbëve me përjashtim të 5 ose 10 km ku do të vendoseshin forcat dhe ku do të dakordoheshin rrugët dalëse për forcat serbe”.
“Marrëveshja e Kumanovës e ka përcaktuar fatin e serbëve në Kosovë dhe nuk e ka përcaktuar fatin e UÇK-së”.
Komandanti i parë i KFOR-it ka deklaruar se prej kur UÇK ka filluar një terren ushtarak ndaj qytetarëve deri në dimrin e 1998-1999, KFOR-i po vëzhgonte me kudjes.
“Duhej që të bëhej marrëveshja qysh atëherë në bazë të pranimit të beogradit duhet të ishte një marrëveshje mes UÇK-së dhe KFOR-it”, tha ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
Gjenerali britanik, Jackson, mund të konsiderohet si gjenerali i cili e çliroi Kosovën, pasi ishte ai që fillimisht largoi forcat serbe nga Kosova. / Gazeta Blic/
The post Jackson për Marrëveshjen e Kumanovës: Çështja e kufirit u diskutua vetëm për largimin e serbëve appeared first on GazetaBlic.