Ja si vidhet motoçikleta në zonën e Astirit në Tiranë (Video)

By FerizajPress

July 19, 2016

Viktima, lexues i lajmi.net, ka dërguar dy video nga momenti kur hajnat shihen duke hyrë afër ndërtesës ku gjendej motoçikleta, shkruan lajmi.net

Tre persona shihen në videon e parë duke hyrë në parkingun e banesës, më pas në videon e dytë dy persona fillimisht sigurohen se nuk është duke i parë askush, e i treti del duke shtyrë motoçikletën pa e ndezur fare për të mos bërë zhurmë.

Pronari i mjetit ka bërë denoncimin në polici, por ka deklaruar se deri më tani nuk është marrë askush me të. Ai ka thënë se motoçikleta ishte mjet pune për të. /lajmi.net

Momenti kur hajnat hyjnë për ta vjedhur motoçikletën:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sxQ6FRk_ocQ?feature=oembed&w=640&h=360]

Momenti kur hajnat dalin nga oborri i ndërtesës me motoçikletën:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qLLQLlhBgpQ?feature=oembed&w=640&h=360]

 

.