Ja si u vendos kamera që incizoi dhunën në çerdhe

By FerizajPress

June 23, 2016

Masa e sigurisë ndaj saj është kërkuar për akuzat “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim i të miturve” për rastin e 3­vjeçarit nga Tirana të shfaqur publikisht në emisionin “Stop” në TV Klan.

Gjithçka u filmua nga një kamera e vendosur brenda çantës së djalit.

Ja si ndodhi incizimi

Referuar hetimeve të deritanishme, mësohet se para rreth 20 ditësh ka ndodhur edhe filmimi i momenteve të dhunës së administratores së kopshtit ndaj 3-­vjeçarit.

Regjistrimi i akteve të rënda është bërë nga kamerat e vendosura në çantën e djalit të autorit të kallëzimit ndaj Anjeza Shabanit, (Hushës). “Më konkretisht kamera e vendosur në çantën e 3­vjeçarit ka regjistruar rastin kur vetë drejtoresha e kopshtit ‘Diren’, shtetasja Anjeza Shabani (Husha), ushtron dhunë ndaj vogëlushit, duke e goditur me shpullë në kokë, e ka kapur për veshi dhe terrorizuar”, tha një burim i Prokurorisë.

Sipas hetimeve, e akuzuara më pas e ka rrahur djalin 3­vjeçar edhe në kuzhinën e kopshtit, por çanta me kamerën ndodhej te dhoma e ndenjjes së fëmijëve dhe ka regjistruar vetëm zërat e zhurmën, por jo pamjet filmike.

Grupi i hetimit theksoi dje se, pasi kanë parë regjistrimet e kamerave, babai i djalit dhe bashkëshortja janë traumatizuar. “Djali është agravuar për një periudhë 6­ mujore, ka trauma, çdo natë zgjohet mbi 10 herë duke qarë dhe goditur veten në kokë, madje qëllon edhe prindërit, duke manifestuar dhunën që ka përjetuar”, ka dëshmuar në Prokurori babai i 3­vjeçarit.

 

The post Ja si u vendos kamera që incizoi dhunën në çerdhe appeared first on Lajminet.