Ja si përfundoi Rinasi në duart e kinezëve

By FerizajPress

April 25, 2016

Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit është emërtuar, “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027.

China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore.

Aktualisht pronarët e Tirana international Airport janë: DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%; AviAlliance GmbH-47%.

Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.

Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.

Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensioni. /Monitor/

The post Ja si përfundoi Rinasi në duart e kinezëve appeared first on Lajminet.