Lajme

Ja si mund të shpërbëhet ISIS

By FerizajPress

April 10, 2016

Në 25 mars në një artikull në “Wall Street Journal”, Met Bredli përshkroi një tension të dukshëm ndërmjet luftëtarëve vendas dhe të huaj të ISIS-it në Irak dhe Siri. Një pjesë e mosmarrëveshjeve, vijnë për shkak të masave të rrepta brutale të luftës, veçanërisht në kushtet kur Shteti Islamik po përson humbje graduale në fushën e betejës në aspektin e luftëtarëve, të ardhurave financiare dhe territorit.

Por një pjesë tjetër buron nga perceptimi, sipas Bredlit, se luftëtarët e huaj janë trajtuar zakonisht më mirë se sa vendasit- duke iu dhënë pozicionet më të mira, paga më të larta dhe i parë më me respekt – ndërsa kanë dëshmuar më pak respekt ndaj traditave lokale. Të kombinuara së bashku, këta faktorë kanë shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi në rradhët e anëtarëve vendas të Shtetit Islamik. Kjo ngre dy çështje interesante.

Së pari, përçarja dhe dhuna brendapërbrenda ISIS-it është e vërtetë, dhe një dukuri Në 25 mars në një artikull në “Wall Street Journal”, Met Bredli përshkroi një tension të dukshëm ndërmjet luftëtarëve vendas dhe të huaj të ISIS-it në Irak dhe Siri. Një pjesë e mosmarrëveshjeve, vijnë për shkak të masave të rrepta brutale të luftës, veçanërisht në kushtet kur Shteti Islamik po përson humbje graduale në fushën e betejës në aspektin e luftëtarëve, të ardhurave financiare dhe territorit.shumë pak e raportuar dhe analizuar. Së dyti, raportet e lajmeve kanë treguar se e kundërta e asaj qëBredli raporton është gjithashtu e vërtetë:se luftëtarët e huaj janë trajtuar shpesh shumë më keq se sa luftëtarë lokalë. Në disa raste, luftëtarët e huaj, sidomos nga India, Pakistani dhe Afrika, konsiderohen më pak të motivuar se sa luftëtarët arabë, trajtohen si mish për top, vendosen në vijën e parë të frontit, dhe madje edhe “mashtrohen” në kryerjen e atëntateve vetëvrasëse, në mënyrë që anëtarët më të vlerësuar të Shtetit Islamik të mos e vuajnë një brutalitet të tillë. Por ka më shumë se kaq.

Premtimet për pasuri dhe mallra luksoze, nuk janë materializuar kurrë. Ata janë të detyruar të kryejnë detyra të rëndomta, si pastrimin e WC-ve, gatimin e qebabëve, transportin e ujit ose shërbyer si gati-nëpunës për anëtarët e tjerë të “vërtetë” të ISIS-it. Jeta e tyre e përditshme është e kontrolluar dhe shtypur nga udhëheqësit e Kalifatit. Këta luftëtarë të huaj besojnë se ata janë vlerësuar vetëm në kuptimin që besnikëria e tyre ndaj ISIS-it është e dobishme si një mjet propagande.

Por, në përgjithësi, shumë prej tyre janë ndjerë të përdorur dhe abuzuar nga udhëheqja e Shtetit Islamik. Sa për të cituar Sir Xhon Falstaf:ata janë vetëm “mjaftueshëm të mirë si mish për top”. Pra, çfarë po ndodh? Çfarë e shpjegon mospërputhjen midis dëshmive të ndryshme, se si ISIS-i trajton dhe bashkëvepron me luftëtarët vendas dhe të huaj? Një mënyrë e dobishme për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, është të merret një faqe nga psikologjia sociale dhe politike, dhe eksplorohet tema e dinamikës në grup dhe jashtë tij. Në thelb, ndarjet brenda ISIS-it janë produkt i besimeve dhe perceptimeve, rreth atyre që të përbëjnë vërtet thelbin e Shtetit Islamik. Me pak fjalë, cilët janë anëtarët e vërtetë të ISIS dhe të cilët janë shërbëtorët e tyre? Ky është thelbi i problemit. Realiteti është se ndonëse disa individë që udhëtojnë në Siri për t’u bashkuar me ISIS-in, janë teknikisht brenda grupit, shumë prej tyre nuk janë perceptuar