Cristiano Ronaldo i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle 13.5 milion euro në mënyrë që të mos përfundoj në burg. Gjithashtu ylli portugez, i cili është transferuar nga Real Madridi për te Juventusin këtë verë, do të paguajë gjithsej edhe 18.8 milion euro për të qënë në rregull me shtetin spanjoll. “Cadena Cope” thotë se 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda dhe për këtë nuk do përfundoi në burg. Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14,768,897 € ndërmjet viteve 2011 dhe 2014.