Ferizaj

Ja si i mashtron kompania ‘Elkos’ e zëvendëskryeministrit konsumatorët (FOTO)

By FerizajPress

February 25, 2017

Rrjeti i supermarketeve ETC që drejtohet nga biznesmeni dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, raportohet se po i mashtron qytetarët.

Kompania Elkos Gropu, me objekt në Ferizaj, i mashtron qytetarët duke promovuar produkte me zbritje çmimi, nga 2.79 euro në 1.99, ndërsa në arkë konsumatorët paguajnë 2.79 euro, pa zbritjen që promovohet.

Lexuesit e “Zeri.info”, kanë dërguar fotografi, të produkteve të cilat kanë dal në aksion me një çmim me të ulet sesa çmimi i produktit, si dhe faturat, ku shihet se pagesa është bërë me çmimin paraprak dhe jo me ata që është në aksion.