Lajme

Ja si duket ftesa për ceremoninë e Thaçit president [Foto]

By FerizajPress

April 01, 2016

Hashim Thaçi është përkujdesur që ditën e inaugurimit të tij president i Kosovës të sigurojë një ceremoni madhështore, duke i ftuar shumë figura kosovare.

Thaçi që u zgjodh president nga Kuvendi i Kosovës në seancën e 26 shkurtit, për ta parë nga afër pranim-dorëzimin e postit të katërt të Presidentit, ka ftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe paraardhësit e tij që në të kaluarën drejtuan parlamentin shqiptarë.

Të gjithë të ftuarit pritet që me 8 Prill të jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit President, që ai e ka paraparë ta organizojnë në sheshin kryesorë të Prishtinës – “Skenderbeu”.

Ceremonia është paraparë të nisë në ora 11:00, një ditë pasi që presidenti i ri i vendit ta japë betimin përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës./GazetaFjala