Lajme

Ja si do të duket sheshi “Skënderbeu” në inaugurimin e Thaçit President (Foto)

By FerizajPress

April 06, 2016

Tashmë janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e të parit të vendit.

Abelard Tahiri këshilltar i presidentit në ardhje ka thënë për Klan Kosovën se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për këtë ceremoni.

Ai ka bërë me dije poashtu se në ceremoninë që mbahet të premten në sheshin “Skënderbeu” janë ftuar 50 përfaqësues të shteteve të ndryshme, ndërsa në total janë 1300 të ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e kreut të ardhshëm të shtetit, njofton Klan Kosova.

Një ditë para inaugurimit në qendër të kryeqytetit, Hashim Thaçi do të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e cila do të mbahet në orën 11:00.