Tre muaj më parë ai kishte përjetuar ndjenjën më të bukur atë të të bërit baba për herë të parë.
Është kjo bukuroshja e vogël Kaia e cila i dha epitetin baba këngëtarit të njohur Besart Halimi, transmeton Gazeta Express. Që nga momenti kur erdhi në jetë Kaia, Besarti ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar. Muajt po ecin e kështu edhe Kaia e vogël ka filluar të rritet. Besarti është kohë pas kohe aktiv në Instagram dhe profili i tij tashmë është i mbushur edhe me imazhe të vajzës. Këtë ditë të bukur Besarti po e kalon së bashku me bashkëshorten e tij Janën dhe vajzën e tyre Kaian.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një fotografie që ka publikuar vetëm pak minuta më parë.