Edhe pse jo zyrtarisht tashmë është mësuar lista e kandidatëve nga koalicioni PDK-AAK-NISMA që kanë fituar mandatin e deputetit.
Ajo që bie në sy më së shumti është humbja e karriges së deputetit nga disa personalitete të PDK-së, që për disa vite kanë ushtruar edhe poste ministrash.
Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Besim Beçaj janë ministrat që nuk do jenë më përfaqësues të popullit në Kuvendin e ri.
Gjithashtu jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe shumë emra eminent si Shaip Muja, Nait Hasani, Agim Çeku, Rustem Mustafa , Adem Grabovci etj.(dy të fundit për shkak të problemeve me ligjin nuk janë përfshirë në garën zgjedhore).
PDK gjatë fushatës ka bërë edhe disa prezantime te reja, por që kanë mbetur jashtë Kuvendit si Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.
Kandidatët e PDK-së që kanë fituar mandatin e deputetit që ishin edhe në legjislaturën e kaluar janë këta:
Kadri Veseli— PDK Sala Berisha- Shala— PDK Enver Hoxhaj— PDK Elmi Reçica—PDK Memli Krasniqi—PDK Ganimete Musliu—PDK Agim Aliu—PDK Blerta Deliu- Kodra—PDK Xhevahire Izmaku—PDK Bekim Haxhiu—PDK Flora Brovina—PDK Mexhide Mijaku- Topalli—PDK Xhavit Haliti— PDK Safete Hadërgjonaj—PDK Zenun Pajaziti—PDK Nezir Çoçaj—PDK.