Autoritetet franceze kanë bërë sot me dije identitetin e çiftit shqiptar që i shiti armën e zjarrit autorit të masakrës në Francë.
Mësohet se dy shqiptarët e identifikuar janë: Artan Henaj 38-vjeç dhe Enkelejda Zaçe 42-vjeçare.
Zaçe është një qytetar francez dhe është i martuar me Henajn, i cili akuzohet nga autoritetet franceze për bashkëpunim në akte terroriste.
Policia franceze vijon hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vdekur 84 persona.