Lajme

Ja kush janë 4 zyrtarët e suspenduar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit (emrat)

By FerizajPress

November 22, 2016

Në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë të siguruar nga lajmi.net bëhet e ditur se përveç tre gardianëve, është suspenduar edhe Destan Zogaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Sipas vendimit, suspendimi i Zogajt fillon nga sot, datë 22.11.2016.

Lajmi.net mëson se tre të suspenduarit tjerë janë: Gazmend Fanaj, mbikëqyrës i lartë,
Ilaz Hamza mbikëqyrës dhe oficeri Daut Kastrati.

“Bazuar në raporton e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale”, thuhet në vendim.

Aty thuhet se intervenimi ka qenë i plogësht. /Lajmi.net/

 

 

.