Siç shkruan “Financial Times”, Trump është vetëm një javë në karrigen e presidentit të SHBA-ve, por bota tashmë është njohur me caqet dhe qëllimet e tij, transmeton lajmi.net.
“Ideja që Trumpi duhet të merret seriozisht, por jo bukfalisht, është e vdekur. Ai njëkohësisht është serioz dhe bukfal dhe ai po i mban premtimet e dhëna në fushatë. Kjo u pa qysh në tre ditët e para të marrjes së detyrës”, thuhet në tekst.
Për ata që janë të brengosur për shkak të fuqisë që ndodhet në duart e presidentit të Amerikës, aksionet e tij janë drithëruese.
“Megjithatë, ata që dëshirojnë ndryshime radikale janë tejet të lumtur kur e shohin se presidenti po e bën pikërisht atë që e ka premtuar në fushatë. Askush nuk është i lumtur sa Steve Benon, strategu kryesor në Shtëpinë e Bardhë. Nacionalizmi ekonomik që ka arritur dhe kuzhinat e tij tashmë e kanë bërë qendrën e fuqisë në administratën e Trumpit”, thuhet tutje.
Përveç kësaj, Steve Bannon ka zënë vend në komitetin e drejtorëve të Sigurisë Nacionale, trup ky që është fuqiplotë në marrjen e vendimeve. /Lajmi.net/