Ferizaj

Ja kush e udhëhoqi aksionin për shkatërrimin e shtëpisë me 7 çati të sportistëve të Ferizajt

By FerizajPress

October 03, 2020

Në ditën e fundit të muajt mars përkatësisht me 31 mars të vitit 1999, është bo mbarduar shtëpia me 7 çati e familjes së shtatë vëllezërve, shtatë karateistëve të Kosovës, Fahri, Gani, Haki, Rexhë, Sylë, Nebih dhe Halil Mahalla!   

Familje sportistësh, kontribues jo vetëm në sport por edhe të çështjes kombëtare, shtëpinë e tyre e kishin shndërruar në shkollë në vitet e 90-ta, pikërisht në rrugën e Pleshinës në Ferizaj, po aty e kishin edhe sallën e improvizuar të sporteve luftarake!

Pushtuesi serb u h akmor, një javë pasi NATO nisi bo mbardimet ndaj caqeve të ag resorit serb!

Raportohet se aksionin e ka udhëhequr milici famëkeq Boban Kërstiq me urdhër të komandantit Mitiq! Raportohet se Kërstiq është pa te rruga e lagjes Sherreti duke komanduar forcat e milicisë speciale dhe paramilitare serbe, të cilat kishin rrethuar me autoblinda shtëpinë me 7 çati të sportistëve. 

Shtëpia ishte mi nuar dhe hedhur në ajër, por fatmirësisht pa asnjë vi ktimë, pasi që vëllezërit Mahalla përmes një korridorit nëntokë janë shmangur dhe shpëtuan./BotaSot