Sport

Ja kush do ta zëvendësojë De Bruynen në formacionin e Guardiolas

By FerizajPress

August 17, 2018

De Bruyne ishte lojtari dhe bartësi kryesor i lojës së Cityt sezonin e kaluar. Dilema më e madhe që mbetet në kampin e spanjollit Guardiola është se kush do ta zëvendësojë mesfushorin gjenial belg. Kapaciteti i skuadrës së Cityt nuk lë shumë hapësirë për panikë. Duke pasur parasysh se në skuadër ka emra si Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan. Kështu thotë mbrojtësi i krahut Walker, i cili nuk beson se do të jetë problem të mbulohet pozita De Bruyne. “Mungesa e De Bruyne sigurisht që është e madhe, por ne kemi mjaft lojtarë cilësorë dhe do ta mbulojnë mirë mungesën e tij”, ka deklaruar Walker. Kujtojmë gjithashtu se sezonin e kaluar ishin pikërisht Gundogan dhe Bernardo Silva, dy lojtarët që Guardiola i përdorte si zëvendësues të treshës kryesore të mesfushes ( David Silva, Fernandinho, KDB). /Lajmi.net/