Sport

Ja kujt mund t’i dedikohen paratë që po mblidhen për Shaqirin, Xhakën dhe Lichtsteiner

By FerizajPress

June 26, 2018

Por, për pagesën e këtij dënimi tre yjet e Zvicrës dhe federata e futbollit të këtij vendi po ndihmohen edhe nga shqiptarët. Disa shqiptarë në Amerikë kanë hapur një kampanjë online për mbledhjen e shumës së nevojshme për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA. Në kampanjën e hapur në GoFoundMe deri më tani janë mbledhur më shumë se gjashtë mijë dollarë, në më pak se dy orë. Nëse Federata e Futbollit të Zvicrës i refuzon këto mjete për pagesën e gjobës së vendosur nga FIFA, ato do të dedikohen në shkollat e futbollit në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar trajneri Ismet Munishi në emisionin sportiv ‘Dueli Botëror’, i cili edhe është kontaktuar nga këta djem. “Disa miq në Amerikë kanë hapur fondacion dhe po mbledhin para për t’iu paguar kartonin. Është GoFoundMe. Me pyetën se a bën dhe ju thash po, dhe nëse këto para nuk i pranon Federata e Zvicrës e cila ka para për t’i paguar, këto mjete do të shkojnë për shkollat e futbollit në Kosovë”, ka deklaruar Ismet Munishi. “Do të shkojnë për shkolla të futbollit që do t’iu blihen pajisje, topa dhe ndresa”, ka shtuar ai./Lajmi.net/