Lajme

Ja kërkesat e të burgosurve të Maqedonisë drejtuar kryetarit Ivanov

By FerizajPress

April 19, 2016

Mbi 1000 të burgosur në Maqedoni kanë kërkuar që t’u ulen dënimet dhe të falen nga kryetari Gjorge Ivanov, ndryshe do ta radikalizojnë grevën e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dënuarit me burg të përjetshëm kërkojnë që t’u ulet dënimi në 20 vite burg.

Si masë përfundimtare për të realizuar kërkesat e tyre, të burgosurit paralajmërojnë se bashkë me familjet e tyre nuk do të votojnë, e që përgjithësisht mund të arrijnë deri 15 mijë vota. Brenda ditës do të dorëzojnë thuajse 2000 kërkesa për falje deri te kryetari Gjorge Ivanov.