Lajme

Ja himni i Kosovës me tekst për 10 vjetorin e Pavarësisë

By FerizajPress

February 17, 2018

Radio Televizioni Dukagjini ka marrë të drejtën nga autori i himnit shtetëror të Kosovës Mendi Mengjiqi që të sjell versionin e himnit me tekst.

Melodia e shtetit është krijuar me tekstin që e ka bërë vetë autori, por i është hequr teksti për shkak të kritereve politike që kishte konkursi.

10 vjet pas, qytetarët e Kosovës e meritojnë që t`i dinë vargjet e himnit të tyre.

Teksti bënë thirrje për dashuri ndaj vendit, i këndon krenarisë dhe trimërisë.

Në këtë video të përgatitur nga RTV Dukagjini, prezantohet teksti i interpretuar Okteti Plus. Valton Beqiri dhe Ylber Asllanaj janë përkujdesur për intepretimin.orainfo.net

https://youtu.be/HxWbbLgCXCI