Ja çka “pushtoi” ushtria turke deri më tani

By FerizajPress

July 16, 2016

Ushtria turke ka filluar një kryengritje për grusht shtet, ku sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria thuhet se ata janë duke vepruar për rregull demokratik.

Tashmë, në Stamboll është mbyllur ura që lidh dy anët e Bosforit, ku edhe janë rritur kontrollet e sigurisë, shkruan lajmi.net.

Është e mbyllur dhe aeroporti “Ataturk” në Stamboll.

Është bllokuar dhe është ndaluar puna në televizionin shtetëror “TRT”, tashmë e kanë nën kontroll.

Gjithashtu, është bllokuar edhe agjencia e lajmeve ‘Anadolu’ dhe agjencinë e intelegjncës.

Po ashtu janë bllokuar të gjithë kufijtë shtetëror dhe ajror.

Rreth orës 22:15 minuta u bllokuan të gjitha rrjetet sociale, YouTube, Facebook, Twitter dhe të tjera.

Ushtria turke lëshoi ​​një deklaratë në të cilën pretendon se grushti i shtetit po zbatohet me sukses.

Ushtria ka marrë kontrollin e të gjithë vendit.

Ndërsa, qeveria turke tha se vendi po kalon në një krizë! /Lajmi.net/

.