Avokati Raufi për torturën që po u ushtrohet disave nga të akuzuarit gishtin e ka drejtuar nga institucionet përkatëse.
“U ankuan tre të akuzuar: Sevdail Miftari, Lirim Krasniqi dhe Hajrush Avdijaj. Janë të keqtrajtuar nga njësia speciale. Mendoj se as Avokati i Popullit as Prokuroria nuk e kryejnë punën e duhur. Në kontinuitet vazhdon malltretimi. Unë do ngre edhe një padi penale, për këtë rastin e fundit. Drejtori i burgut, gardianët, të gjithë e kanë përgjegjësinë, posaçërisht Ministria e Drejtësisë. Do të kërkojmë përgjegjësi dhe do të ngrejë padi penale edhe për MPB-në”, tha avokati Raufi.
Me të nisur seanca gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”, njëri prej të akuzuarve Sevdail Miftari tha se njësiti special e ka keqtrajtuar gjatë rrugës.
“Po na malltretojnë, derisa po na sjellin në Shkup. Na shkelin me këmbë”, tha Miftari në seancën e sotme gjyqësore.
Gjykimi vazhdon më 16 qershor.
The post Ja cilët të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës” u keqtrajtuan nga policët specialë appeared first on Lajminet.