Ferizaj

Ja çfarë zbulohet tek pacientët e testuar për Covid në Ferizaj

By FerizajPress

August 25, 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt Bekim Ademi ka treguar se aktualisht në këtë komunë janë 158 raste ndërsa 41 prej tyre janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt.

“Ata janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, por vlen të theksohet se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Por stafi ynë është duke u dhënë trajtimin e duhur”, tha ai.

Ademi ka kujtuar se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Ferizajt janë prekur nga COVID-19 742 persona prej të cilëve 564 tashmë janë të shëruar. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se për fat të mirë ditëve ka një trend në rënie të numrit të të prekurve me COVID-19 edhe në këtë komunë. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se për fat të mirë ditëve ka një trend në rënie të numrit të të prekurve me COVID-19 edhe në këtë komunë. “Iu mbetet institucioneve shëndetësore të mbledhin të dhënat dhe të shohim sa persona e kanë kaluar coronavirusin në Kosovë”, tha ndër të tjera Bekim Ademi.