Sport

Ja çfarë thotë trajneri i Kroacisë pas humbjes nga Franca

By FerizajPress

July 15, 2018

Trajneri i Kroacisë ka përgëzuar ekipin e tij për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa Francën për suksesin e arritur. “Unë e përgëzoj Francën për titullin, kemi luajtur mirë në 20 minutat e parë, kemi kontrolluar ndeshjen, pastaj erdhi autogoli. Ne u rikthyem prapë, dominuam ndeshjen, dhe u akordua penalltia”, ka deklaruar Daliq. “Më duhet të përgëzoj edhe lojtarët e mi, ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të mirë në këtë kampionat, por kemi pranuar gola. Duhet të jemi krenar me atë që kemi bërë”./Lajmi.net/