Lajme

Ja çfarë thotë Gent Strazimiri për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

By FerizajPress

April 01, 2016

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar pas lajmit se nuk e kishte dorëzuar në polici armën që kishte me vete tek protesta te Liqeni, si dhe nëse arma ishte dhuratë nga një qytetar me emrin Pëllumb Nili.

Strazimiri në postim shkruan se ka marrë armë në jetën e tij, por vetëm nga autoritetet përkatëse.

Postimi i Strazimirit

Veç këtyre më poshtë, me rastin e 1 prillit unë personalisht kam marrë një “urim” të dedikuar nga çeta në pushtet! Pas dështimit të varianiti “bomba e ambasadës sovjetike”, shokët e Sigurimit kanë montuar variantin “armë në altarin e kishës”…

Gjthss më duhet ta falënderoj shokët e Sigurimit dhe çetën sipas mënyrës time:

KURRË në jetën time politike nuk kam pranuar dhuratë as të lirë e as të shtrenjtë, të çfarëdo lloji qoftë, nga askush! Në rastin konkret e vërteta del fare thjesht:

njerëz pa pasaportë edhe gjen. Armë pa “pasaportë” jo. Madje arma e pajiset me “pasaportë” ende pa dalë nga fabrika dhe quhet “enduser certificate”. Cilido që ka mbajtur, transportuar apo dhuruar një armë, duhet të paraqesë “enduser certificate” përndryshe teknikisht ka kryer veprën penale të “trafikimit të armëve”.

Nëse arma pa “enduser certificate” ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, klasifikohet në “trafik ndërkombëtar të armëve”. Pra cilido që kërkon të vërtetën, veçanërisht media, e nxis që të kërkojë nga cilido burim zyrtar ose jo, këtë dokument që nuk lejon askënd të gënjejë apo të fshihet!

Personalisht kam pranuar armë vetëm nga armaturat zyrtare të shtetit shqiptar, në bazë të të gjithë legjislacionit në fuqi.

“Griseldi” i çetës këtë e di mirë, madje ka edhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ta provuar. Në lidhje me sa më sipër, do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore, për të çuar para drejtësisë cilindo që deri në këto momente ka prodhuar, montuar mbajtur e shpërndarë skenare të çfarëdo lloji me qëllim dezinformimin e opinionit publik dhe denigrimin e personit tim.