Lajme

Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

By FerizajPress

April 05, 2016

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7” ku pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e tjera si Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor dhe Kombinati Trepça. (Hapësirat e Kombinatit Trepça në Fabrikën e Akumulatorëve, ora 9:00)

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Klinës me ç’rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota. (Ndërtesa e komunës, zyra e krytarit Bashota, ora 10:00)

Zyra e Bashkimit Evropian organizon lansimin e ngjarjes për projektin e binjakëzimit ‘Përkrahja e mëtutjeshme e reformës së arsimit në drejtësi’. (Objektet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët përzgjedhja e ekspertit për projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “AMO”. (Objekti i fabrikës në komunën e Klinës, ora 10:45)

Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në eventin përmbyllës të projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të implementuar nga korporata “Rugove” dhe të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hapësirat e fabrikës “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, ora 12:30)

Për nderë të kujtimit për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe martirëve të lirisë, në 17-vjetorin e rënies , në fshatin Vraniq të Suharekës, mbahet tubim përkujtimor. (Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit, në qendër të fshatit V raniq, ora 14:00)

Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Žbogar takon kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 14:30)