Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, “organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”, thuhet në nenin 115 të Ligjit Themeltar.
Aty përcaktohet se, “në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”.
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.
The post Ja çfarë parashikon Kushtetuta për rastin e Elvis Rroshit appeared first on Lajminet.