Lajme

Ja çfarë pagash marrin eurodeputetët

By FerizajPress

April 12, 2016

Pagën bazë më të lartë në bllok e kanë italianët, që fitojnë rreth 167 mijë euro në vit, ndërsa homologët e tyre bullgarë çojnë në shtëpi vetëm 16.318 euro në 12 muaj.

Ligjvënësit nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Austria, Gjermania dhe Holanda fitojnë që të gjithë më shumë se pjesa tjetër e eurodeputetëve, që marrin diku te 96 mijë euro në vit. Të dhënat, thotë “Euronews”, i cili ka kryer edhe verifikimet, dëshmojnë hendekun e thellë Lindje-Perëndim brenda vet BE-së.

Dallimi në paga nuk shpjegohet vetëm me ndryshimet e kostos së jetës nëpër Evropë. Një prej ankesave kryesore është se, parlamentarët fitojnë më tepër sesa shumica e njerëzve që përfaqësojnë, megjithëse mospërputhjet variojnë goxha.

Bullgaria dhe 3 vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, llogaritet të kenë pagesa jo të këqija në raport me fitimet mesatare brenda kufijve të tyre, ndërs