Edhe në ditët e para të javës që po hyjmë moti do të jetë i freskët me mundësi për reshje të dobëta shiu, ndërsa nga mesi i javës moti do të jetë më stabil, me kthjellime dhe më ngrohtë.
Sipas “Prishtina Weather”, e hëna e marta do të jetë ditë të freskëta me mundësia reshje shiu, kurse temperaturat do shënojnë ngritje nga dita e mërkurë por që nuk përjashtohen sërish reshjet e shiu.
Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë temperaturat do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare.
Moti për ditët e ardhshme:
15.07 – Freskët, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
16.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
17.07-18.07 – Të mërkurën, kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën e enjte më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.
19.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit, pas rënie gradualisht do të rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të rriten nga 22C deri në 29C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-9m/s.Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale.