Ja çfarë gjetën grabitësit kur hapën kasafortën e BKT-së

By FerizajPress

August 09, 2016

Për të hapur kasafortën kishin marrë me vete një turjelë metalike. Mendohet se janë dashur disa orë për hapjen e kasafortës, por ky nuk ishte problem sepse grabitësit kishin në dispozicion tre ditë.

Kur arritën të hapin kasafortën kanë gjetur aty brenda 10 milionë lekë të reja, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Një shpërblim i mjaftueshëm për tre ditë punë dhe për rrezikun që kishin marrë përsipër. Kjo ka qenë një nga grabitjet më profesionale që kanë ndodhur ndonjëherë. Gabimi i vetëm ishte rënia e alarmit, por situata e vështirë për vjedhësit ka kaluar pa asnjë pasojë.

Kur policia mbërriti në bodrumin e pallatit gjeti aty dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret.

.