Lajme

Ivanov bëhet pishman – do ta tërheqë abolicionin, por s’di se si

By FerizajPress

April 19, 2016

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka vendosur që ta tërheqë abolicionin, i vetëdijshëm se ka bërë precedent që s’ka lidhje me ligjet, e që shkaktoi mllef dhe kritika të shumta, si në vend, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, shkruan portali Libertas.mk, duke iu referuar burimeve anonime.

Që operacioni “zmbrapsje” të jetë i suksesshëm dhe të mos shkaktojë përbuzje të reja në llogari të presidentit, është angazhuar këshilltari i Ivanovit, Ivica Bocevski. Ky i fundit ka nisur konsultime me ekspertë juridikë, por kësaj radhe jo vetëm me ata që janë nën kontroll të pushtetit.

Sipas mediumit opozitar, anulimi i vendimit për falje të politikanëve që janë nën hetime për krime të ndryshme, vjen si rezultat i protestave të mëdha njëjavore në më shumë qytete të Maqedonisë. Gjithashtu, thuhet se kjo bëhet me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili kërkon të  fitojë pozicion më të pastër para vazhdimit të negociatave të liderëve partiakë, që kësaj radhe do të mbahen, jo në Pëërzhino të Shkupit, porse në Bruksel, në organizim të komisionit Evropian