Policia në Kaçanik të martën ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka falsifikuar para
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Kaçanik.
Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur 30 kartëmonedha, secila në vlerë 100 euro dhe po ashtu 7.36 gramë drogë e llojit kokainë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.