Iu gjetën armë dhe fishekë në makinë, 4 të rinj në pranga

By FerizajPress

April 10, 2016

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit, Aleks Pashaj, 23 vjeç, banues në Durrës, Enea Kolaj, 26 vjeç, Marineo Qypi, 18 vjeç dhe E. D., 17 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në vendin e quajtur “Safari”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa “AA 588 GA”, në posedim të shtetasit Aleks Pashaj, në të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, si edhe dy krehra pistolete”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

The post Iu gjetën armë dhe fishekë në makinë, 4 të rinj në pranga appeared first on Lajminet.