Lajme

Itali vdes në spital gruaja shqiptare vonohet ambulanca

By FerizajPress

January 02, 2017

Ngjarja ndodhi më 23 dhjetor 2016, kur rreth orës 17:30 Liri Spiri pësoi atak kardiak. Vajza e të ndjerës, Ariana ka thënë për mediat italiane se ambulanca vonoi që të shkonte.

Sipas saj, personeli mjekësor i kishte thënë se e ëma nuk kishte ndonjë gjë të madhe, por vetëm simptomat e gripit. “Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Pak para orës 17:00 unë kamë telefonuar urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve. Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua”, ka thënë Ariana.

Pasi mbërriti në spital, mësoi që mamaja e saj kishte ndërruar jetë. Ariana ka bërë kallëzim në Prokuroru për të hetuar nëse stafi mjekësor ka zbatuar protokollet e urgjencës.

 

.